Rreth nesh

Fshati Boge, ju mirepret !

Vizitoni nje nga perlat e Alpeve Kosovare.

Fshati Bogë ( Rajoni i Rugovës) , ndodhet në një nga perlat e natyrës Kosovare, në Alpet e Kosovës në një lartësi prej 1300-1400 metrash.

Prej vitesh ky lokacion është shndërruar në stacionin e pushimeve pranverore dhe dimërore të shumë grupeve shoqerore, familjareve e cdo kujt që kërkon të kaloj disa ditë harmonike në këtë peisazh fantastik.

Boga ju ofron një sërë aktivitetesh dhe aventurash të shumta për të gjitha të apasionuarit e adrenalinës, qetësisë, relaksit dhe komforit.

Në fshatin Bogë ju mund të vizitoni Bjeshkët dhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë për të shijuar nga afër këto mrekulli. Mund të bëni hiking dhë të eksploroni Grykën e Rugovës dhe Shpellën e Gradecit të cilat janë të mirënjohura kudo nga gjithë vizitorët.

Mund të provoni sported e Ski, Snowboard dhe Zipline me miqte ose familjrët tuaj, për ti dhënë pushimëve një perspektive aventuriere. Gjithashtu mund të shijoni mikpritjen e ngrohte të shumë restoranteve me gatime tradicionale që ndodhen në këtë vend.

Villa Blackline ndodhet prane të gjitha atraksioneve kryesore dhe ofron komoditet dhe qetësi për ditët tuaja të pushimit. Na shkruani dhe kontaktoni për më shumë informacion në lidhje më shërbimet tona, ose mund të rezevoni direkte në faqen tonë dhe dikush nga stafi yne do tju kontaktoj.

VIZITONI BOGËN SOT !